Disa rrugë të Tiranës do jenë të bllokuara sot e në to nuk do lejohet lëvizja e makinave.
Kjo në kuadër të ‘Javës Europiane të Lëvizshmërisë’. Rrugët do jenë të bllokuara nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 2 të pasdites.
Kufizimi i qarkullimit të makinave do jetë në rrugët e mëposhtme:
Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”
2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.
3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:
Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”
4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.