Vendosni fjalën kyçe....

Fëmija 6-vjeç në Elbasan bie nga ballkoni i katit të 6-të, ndërron jetë në spital


Një ngjarje e rëndë aksidentale ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se një fëmijë i moshës 6-vjeçare ka rënë nga ballkoni i katit të 6-të të Pallatit ku jetonte me familjen në lagjen “28 Nëntori”. Edhe pse është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, fëmija nuk ka arritur dot të mbijetojë.

 “Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen ‘28 Nëntori’, Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.”- thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.