Dy futbollistët kryesorë të botës Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ndoshta kanë ndryshuar vendet dhe veshin fanella të reja, por kanë paga të afërta.
E megjithatë ai që dominon është pikërisht portugezi. Revista Forbes ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në botë, sipas të cilës ai që kryeson është Cristiano Ronaldo i cili pritet të marrë rreth 125 milionë euro këtë sezon. Rreth 70 milionë nga këto i vijnë vetëm nga paga dhe bonusi për rikthimin në Machester United dhe pjesa tjetër nga sponsorizimet.
Lionel Messi, i cili u largua pas 21 vitesh nga Barcelona për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain, mban vendin e dytë me 75 milionë dollarë nga kontrata e tij me parizianët dhe 35 milionë dollarë nga sponsorizimet (110 milionë dollarë në total).
PSG tani pretendon tre nga pesë lojtarët më të paguar në botë, duke përfshirë 29-vjeçarin Neymar, i cili përsëri renditet në vendin 3 me 95 milionë dollarë, dhe 22-vjeçarin Kylian Mbappe, i cili është në vendin e 4 me 43 milionë dollarë.
Lista e 10-të futbollistëve më të paguar: