Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, i dha Medaljen e Lirisë ish-oficerit të CIA -s, Felix Rodriguez javën e kaluar, pavarësisht historisë së diskutueshme të Rodriguez, përfshirë pjesën e tij në vdekjen e Che Guevara-s.
DeSantis i dha medaljen Rodriguez të enjten e kaluar, por publikoi një fotografi të ceremonisë në mediat sociale të hënën, duke vlerësuar historinë e rolin e tij me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës Amerikane.
“Felix Rodríguez iku nga Kuba komuniste, përqafoi Amerikën si shtëpinë e tij, luftoi për liri në Gjirin e Derrave dhe vazhdoi të luftojë kundër komunizmit në CIA dhe ushtri,” tha DeSantis, duke shtuar se ‘ishte krenar që i dha Medaljen e Lirisë’.
Rodriguez, xhaxhai i të cilit ishte ministër në regjimin e diktatorit kuban Fulgencio Batista, të mbështetur nga SHBA-ja, punoi me CIA-n në Pushtimin e Gjirit të Derrave, një përpjekje e dështuar për të pushtuar Kubën pas revolucionit të vitit 1959. Ai u punësua gjithashtu nga CIA për të ndihmuar kapjen e revolucionarit Che Guevara në Bolivi në vitin 1967. Rodriguez u fotografua duke qëndruar pranë Guevara-s, para ai se të ekzekutohej.
Megjithëse Rodriguez pretendoi se ishte kundër ekzekutimit të Guevara-s, pasi ai donte që ai të merrej në pyetje, ai i tha kolonelit përgjegjës: “Unë jap fjalën time si njeri që do t’ju sjell trupin e Che Guevara-s.”
Guevara më pas u qëllua për vdekje nga oficeri i ushtrisë boliviane, Mario Terán.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani