Vendosni fjalën kyçe....

“Jam i mërzitur që më quani vrasës” – Gazetarët zbulojnë çfarë i tha Putin homologun amerikan Biden në telefonatën e parë mes tyre


Presidenti rus Vladimir Putin e mori homologun e tij amerikan, Joe Biden, në telefon në fillim të këtij viti pasi u cilësua si ‘vrasës’ në një intervistë shpërthyese që pa marrëdhëniet midis dy udhëheqësve të kapin fundin.

Kjo sipas një rrëfimi të ri në prapaskenë të javëve të para të administratës Biden në pushtet, shkruar nga gazetarët e Washington Post, Bob Woodward dhe Robert Costa, me fragmente të marra nga mediat amerikane të hënën.

Në prill, gjatë thirrjes së parë dypalëshe, që kur politikani i Partisë Demokratike mori detyrën, thuhet se Putin i tha Biden se ‘jam i mërzitur që më quani vrasës’. Vetëm disa javë më parë, Biden ishte pyetur në një intervistë me George Stephanopoulos të ABC nëse ai e shihte udhëheqësin rus si ‘një vrasës’ dhe Biden iu përgjigj ‘Mmm hmm, po’.

Sipas Woodward dhe Costa, presidenti amerikan thuhet se nuk e ka paramenduar përgjigjen, duke thënë vetëm se komentet e tij ‘nuk ishin diçka e paramenduar’ dhe se ‘më është bërë një pyetje. Unë kam dhënë një përgjigje. Ishte një intervistë me një temë krejtësisht të ndryshme’.

Në atë kohë, Putin qeshi me komentet, duke u thënë gazetarëve se të gjykosh kështu ‘është si të shihesh në pasqyrë’. Ai vazhdoi duke shpjeguar se ‘kur isha fëmijë, kur grindeshim me njëri -tjetrin në shesh lojërash, ne thonim, ’i shari të shan’.