Vendosni fjalën kyçe....

KPK shkarkon prokurorin Dritan Gina, tensione para seancës


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Dritan Gina.

Para nisjes së seancës ka pasur tensione duke qenë se Gina ka provuar të futet në sallë me forcë pa u kontrolluar nga forcat e sigurisë.

Ai nuk është lejuar të hyjë brenda pasi nuk kishte me vete kartën e identitetit e vendimi është marrë në mungesë, shkruan BW.

Sipas KPK-së Gina kishte mungesë burimesh për të justifikuar pronat në zotërim e për pasaktësi në deklarim. Avokati i tij e vetë ai i kanë kundërshtuar gjetjet e paraqitura gjatë seancës duke i quajtur ato qesharake.

“Vihet re se janë bërë nga persona qesharakë, që kanë dalë në rezultate qesharake. Kanë dalë analiza me balanca krejt të ndryshme. Nuk mund të dalin të dhëna të ndryshme për persona e fakte të njëjtë”, tha Gina.