Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Vuçiç,i vetmi që ka interes për incidente, i heqim targat e përkohshme kur ta bëjë edhe Serbia


Kryeministri i Kosovës e ka quajtur të drejtë vendimin për targat e përkohshme për shtetasit serbë.

Kurti ftoi shtetasit serbë që të zhbllokojnë rrugën pasi po bllokojnë veten e tyre ndërsa tha se nuk ka asnjë nevojë për përshkallëzim të situatës pasi nga ajo nuk përfitojnë as qytetarët e Kosovës e as serbët e serbët e Kosovës.

Ai shtoi se i vetmi që ka interes në këtë drejtim është presidenti i Serbisë, Vuçiç duke theksuar se Prishtina është për bisedime duke ofruar heqjen e targave të përkohshme nga të dyja palët.

“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog.

Edhe oferta jone publike është tejet praktike, le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia e dhe Kosova. Besoj që nuk është në interesin e Serbisë që të refuzojë dialogun dhe bisedimet siç po bëjnë aktualisht. Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen bisedimet dhe ne jemi të gatshëm e të hapur për të biseduar.” – tha Kurti.