Milani ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Venecias në javën e 5 të Seria A.
Me këtë fitore kuq e zinjtë mbajnë ritmin e skuadrave të kreut.
Pjesa e parë përfundoi në barazi pa gola.
Në pjesën e dytë Diaz hapi sfidën në minutën e 68’ dhe Hernandez në minutën e 82’ dyfishoi shifrat.
Me këtë fitore Milani qëndron në vendin e dytë me pikë të barabarta me Interin.