Pesë të rinj janë arrestuar në Korçë pasi janë kapur duke tansportuar 10 emigrantë të paligjshëm.
Katër nga të rinjtë, banues në fshatin Porodinë janë kapur në lagjen 10 të qytetit duke transportuar me dy mjete, 6 emigrantë të paligjshëm.
Ndërsa personi i pestë është kapur në rrugën Pogradec-Tiranë pranë fshatit Piskupat duke transportuat 4 emigrantë të paligjshëm.
Njoftimi
“Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë e Korçës, pasi u kapën duke transportuar 10 emigrantë klandestinë. Në kuadër të operacionit “Perimetri” u arrestuan shtetasit me inicialet B. Q., 20 vjeç, A. P., 17 vjeç, E. F., 20 vjeç, G. Q., 20 vjeçe banues në Tiranë dhe A. M., 44 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 10, Korçë, katër shtetasit B. Q., A. P., E. F. dhe G. Q., duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Audi” 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Gjithashtu shërbimet e Policisë Rrugore, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, pranë fshatit Psikupat, Pogradec, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.”