Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pas kontrolleve të policisë ish-prokurori nuk u gjet në banesë
News 24 raporton se ish-kryeprokurori rezulton jashtë vendit, pasi nga sistemi TIMS ka rezultuar se ka dalë jashtë vendit 2 javë më parë.
Forcat e policisë kanë shkuar mbrëmjen e sotme në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur.
Ish-kryeprokurori Llalla është dënuar me 2 vite burg. Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.
Gjithashtu Llallës iu konfiskuan edhe disa prona që sipas organeve ligjvënëse janë përfituar padrejtësisht.