Vendosni fjalën kyçe....

Po transportonte të burgosurin në gjyq, fugoni i burgut të Bradasheshit përplas qytetarin që po lëvizte me një karrocë me kalë (FOTO)


Pamje nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku është përfshirë një mjet i burgut të Bradasheshit.

Shqiptarja.com raporton se fugoni i burgut të Peqinit po transportonte të burgosurin Sokol Sanxhaktari, dhëndrin e ish-kreut të Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini i cili po paraqitej në një seancë gjyqi.

Mirëpo në një moment, furgoni ka përplasur një qytetar i cili po lëvizte me një karrocë me kalë.

Qytetari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ndërsa ende nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë kafsha mësohet se ka ngordhur.

“Më datë 22.09.2021, rreth orës 12:20, në lagjen ‘28 Nëntori’, Elbasan, është përplasur mjeti i Policisë së Burgut Bradashesh me një karrocë që tërhiqet me kafshë dore.

Nga përplasja ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se Sokol Sanxhaktari është arrestuar bashkë me 3 persona të tjerë, në lidhje me vrasjen e 40-vjeçarit Florian Lamçe më 30 korrik të 2020-ës.