Në Konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, profesor Dhimitër Kraja ka informuar mbi situatën me shtrimet në spitalin COVID-1 dhe COVID-3, ku po marrin shërbim pacientët e infektuar me koronavirus.
Gjatë fjalës së tij, Kraja bëri me dije se të shtruar janë 230 pacientë, mes tyre edhe një 19-vjeçar, ndërsa zbuloi se ka një rritje të numrit të grave shtatzëna që po preken rëndë nga COVID.
“Në spitalin Covid 1 dhe 3 në QSUT, ndodhen të hospitalizuar 230 pacientë. Kapaciteti është i disponueshëm, pasi kapaciteti prej 30 % është u lirë.
Të shtruarit vijnë kryesisht nga Tirana, Durrësit, Elbasani, por dhe nga rrethet të ndryshme. Grupmoshat janë nga 19 vjeç deri në 89 vjeç. Mbizotëron mosha 50-60 vjeçare.
Në këtë fazë ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijnë me COVID, një pjesë e të cilave janë dhe me forma serioze. Rreth 95% e rasteve janë të pavaksinuar.
Sa i përket formave klinike, rreth 63% e rasteve paraqesin forma të mesme, të rënduara. 24 % janë forma të rënda dhe 13 % forma kritike. Të intubuar janë 13, në sipap janë 16 pacientë. A ka fatalitet nga rastet e vaksinuara? Ka dhe ato janë më të vogla. Janë praktikisht 0.0.06% e tyre. vdekjet ditore luhajten nga 5.1-5.4%.”– tha profesor Kraja.
Gjatë konferencës, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se nuk do të ketë ndryshim masash për 2 javët në vazhdim.
Kjo do të thotë se ora policore do të vijojë të nisë nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Po ashtu nuk do të lejohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 50 vetë.