Kryeministri Edi Rama është takuar në Nju Jork me Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.
Takimi u zhvillua gjatë punimeve për Asamblenë e 76-të OKB-së.
“Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Nju Jork, ku ai ndodhet për Asamblenë e 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB)”-thuhet në njoftimin e faqes së qeverisë turke.