Vendosni fjalën kyçe....

Reciprociteti i targave, mbeten të bllokuara pikat kufitare Kosovë-Serbi


Pikat kufitare të Jarinjës e Bërnjakut mes Kosovës e Serbisë mbeten të bllokuara në ditën e tretë radhazi.

Qindra mjete me targa serbe e shtetas serbë kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë Kurti për reciprocitetin e targave të mjeteve.

Vendimi u mor para dy ditësh e kryeministri Kurti tha se për këtë ishte i detyruar nga pala serbe që zbaton të njëjtën gjë ndaj shtetasve nga Kosova që duan të futen në Serbi.

Nga e hëna të gjitha mjetet serbe që kërkojnë të futen në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme që kanë vlefshmëri 60 ditore.