Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: I bindur që vettingun do e votojmë bashkë me opozitën


Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, është shprehur i bindur se parlamenti do sigurojë votat për shtyrjen e afatit të institucioneve të vettingut.

Në studion e emisionin “Frontline” Ahmetaj deklaroi se është i bindur që edhe opozita do votojë për vijimin e procesit të vettingut në drejtësi.

Dialogu është tejet i domosdoshëm. Vendi ka nevojë për të gjitha palët, qoftë për mazhorancën që megjithëse është e fortë, po e shtrin dorën. Është në profilin tonë. Nuk është e detyrueshme. Është e natyrshme. Nëse i referoheni vettingut, ajo është vetëm një element. Vettingu do bëhet, do përfundojë dhe jam i bindur që dhe opozita do vijë ta votojë pasi është pjesë e rëndësishme e reformës në drejtësi. Ne atë reformë do e thellojmë akoma. Opozita e ka votuar, pavarësisht se në diskursin e tyre politik ata i vendosin emra të ndryshme, një thotë është Rama-forma. Ajo i përket gjithë shqiptarëve, u votua në parlament dhe do vazhdojë se është në favor të qytetarëve shqiptarë. Do bëhet vettingu, do e shtyjmë afatin. Bashkë do e shtyjmë. Jam i bindur në votat e opozitës” – tha Ahmetaj