Vendosni fjalën kyçe....

Arifi: Reciprociteti me Serbinë i mirëpritur, vendimi i Kurtit forcon shtet ndërtimin e Kosovës


Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Luginën e Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë për Syri Tv, komentoi reciprocitetin e targave që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë duke e konsideruar një vendim pozitiv.

Arifi thekson se vendimi është mirëpritur nga shqiptarët që jetojnë në Luginë, pasi qytetarët mendojnë se kështu forcohet shtet-ndërtimi i Kosovës.

Ne e kemi mirëpritur vendimin e marrë nga Albin Kurti. Ky vendim forcon shtet-ndërtimin e Kosovës. Të gjithë shqiptarët janë të kënaqur me këtë vendim, madje thonë se është vendim i vonuar.

Reciprociteti duhet edhe në nivel kombëtar. Serbët në veriun e Kosovës e përdorin flamurin e Serbisë, ndërsa shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk e përdorin flamurin shqiptar.

Serbia, duke mos pasur reciprocitetin, ka forcuar pozitën e serbëve në Kosovë. Vendimi është brenda kornizës së mbrojtjes së autoritetit të shtetit të Kosovës dhe reciprociteti duhet të zgjerohet e nuk duhet të ketë kthim mbrapa. Institucionet tona vetë duhet të forcohen.

Fatkeqësisht Tirana e Prishtina vazhdojnë të kenë politikë të pakoordinuar për reciprocitetin, por duhet ta kishin të përbashkët, sepse vlen për të forcuar autoritetet tona”-deklaroi Arifi.