Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy shoferë, pezullohen 17 leje drejtimi e vihen qindra gjoba


9 leje drejtimi janë pezulluar nga 1 deri në 9 muaj në rrugën Sauk-Teg pasi drejtuesit e mjeteve janë kapur duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara ose nën ndikimin e alkoolit në timon.

Ata janë ndëshkuar me gjoba nga 8 mijë deri në 21 mijë lekë të reja si dhe u janë hequr tre pikë nga patenta. Po kështu policia ka kapur edhe 13 drejtues mjetesh që ecnin me shpejtësi të lartë, ë cilët janë ndëshkuar me gjoba nga 2 mijë deri në 4 mijë lekë të reja.

Dy drejtues metesh janë arrestuar në flagrancë pasi janë kapur të dehur në timon e pa patentë.

8 leje drejtimi janë bllokuar për heqje drejtim mjeti nën efektin e alkoolit ndërsa janë vendosur 14 gjoba nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja për drejtim mjeti në gjendje të dehur.