Dy të rinj janë arrestuar në Lezhë pasi sipas janë filmuar duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë.
Në pranga kanë rënë 25-vjeçari me iniciale K.F. e 22-vjeçari me iniciale E.B., banues në Ishull Lezhë.
Ata janë filmuar në rrjetet sociale duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë, te ‘Rrethrrotullimi i Katedrales’ e pas identifikimit janë ndaluar.
Njoftimi
“Policia e Lezhës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqeshin 2 drejtues mjetesh që rrezikonin përdoruesit e tjerë të rrugës dhe prishnin rendin e qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me makinat e tyre në rrugë, në “Rrethrrotullimin e Katedrales”, Lezhë, falë veprimeve të shpejta dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve të shfaqur në video. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë.”