Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka propozuar në seancën e sotme parlamentare që asnjë deputet të mos lejohet të futet në sallë pa qenë i vaksinuar.
Ai tha se lidhur me këtë çështje ka pasur dakordësi edhe nga ana e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, deputetit Alibeaj.
“Kuvendi të vendosë afat që në këtë sallë të mos hyjë asnjë deputet i pavaksinuar. Në Parlamentin gjerma e france s’mund të hysh nëse nuk ke ‘Green Pass’, edhe këtu të bëhet e njëjta gjë. Ka qenë një dakordësi edhe nga zoti Alibeaj prandaj ta vendosim si rregull. Kuvendi të jetë shembull i zbatimit të masave që merr Komiteti i Ekspertëve.” – tha Balla.