Vendosni fjalën kyçe....

Biden prezanton axhendën në OKB: Tani e ka radhën lufta ndaj ndryshimeve klimatike e Covid-19


Presidenti Joe Biden i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së se ‘periudha e luftës së pamëshirshme’ të SHBA-së ka përfunduar. Në vend të kësaj, thotë Biden, Amerika do të luftojë kundër ndryshimeve klimatike, Covid-19 dhe terrorizmin jashtë dhe brenda saj.

Duke marrë fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për herë të parë si president, Biden e përshkroi tërheqjen katastrofike të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani si një sukses, duke pasur parasysh se lufta dy-dekadëshe përfundimisht përfundoi nën administratën e tij.

“Ne i kemi dhënë fund konfliktit 20 vjeçar në Afganistan dhe ndërsa e mbyllim këtë periudhë të luftës së pamëshirshme, ne po hapim një epokë të re të diplomacisë së pamëshirshme,” njoftoi ai, duke shtuar se SHBA nuk do të vazhdojë ‘të luftojë luftërat e e shkuara’.

SHBA do të rifokusojë përparësitë e saj në rajonin Indo-Paqësor, tha Biden, para se të pretendonte se ai nuk po kërkonte një ‘Luftë të re të Ftohtë’, pavarësisht rritjes së tensioneve me Kinën.