Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Shehut: Propozimi për mbledhjet e komisioneve online, tentativë për grusht shteti brenda parlamentit


Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu e ka quajtur tendencë për grusht shteti propozimin e Komitetit të Ekspertëve për zhvillimin e mbedhjeve të Komisioneve Parlamentare online e jo në Kuvend.

Ai tha se shumica po përpiqet që t’i mbyll gojën opozitës e të vrasë demokracinë në vend duke shprehur kundërshtinë e tij të fortë për këtë propozim.

“Kemi tendencë për grusht shteti brenda parlamentit. Komisionet janë bazë e diskutimeve dhe po tentohet t’i mbyllet goja opozitës duke u bllokuar vendi i debateve, diskutimeve dhe vendimmarrjeve. Është shumë e rëndë që po tentohet t’u mbyllet goja deputetëve. Hajde të diskutojmë mbi mënyrën sesi të bëhen mbedhjet në komisione por jo të mbyllen ato e të bëhen online. Ky është dhunim i parlamentit, deputetëve, opozitës, demokracisë.”