Këtë të enjte, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka prezantuar në Kukës Elisa Spiropalin si drejtuesen e re politike të këtij qarku.
Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri është shprehur i bindur se Partia Socialiste do e përmirësojë rezultatin në këtë qark verior, në sfidat e radhës elektorale.
“Kukës, prezantimi i Elisa Spiropalit si drejtuese Politike të Qarkut gjatë takimit me strukturat e Partisë Socialiste, ku theksova nevojën për të kryer një proces të plotë analize për rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare me qëllim që të jemi gati për zgjedhjet vendore të vitit 2023.
Jam i bindur se me mbështetjen time si Sekretar i Përgjithshëm, eksperiencën e Elisës dhe bashkëpunimin e çdo strukture në këtë Qark do arrijmë të përmirësojmë rezultatin në sfidat elektorale të radhës.”– shkruan Gjiknuri ndërsa publikon foto nga takimi.