Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar në Milano me 18 vite burg për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari në Lezhë


Një 48-vjeçar në Lezhë është vënë sot në pranda, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Edmond Sufja rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite burgim, nën akuzar për “Organizate kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Në Shqipëri Edmond Sufja ishte edhe subjekt i OFL-së.

DETAJET E POLICISË

Vijojnë operacionet nga Policia e Lezhës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite  burgim, për vepren penale “Organizate kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Fast Albania dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Edmond Sufja, 48 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar,  pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 18 vite burg  për veprën penale “Organizatë  kriminale, më qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.