Vendosni fjalën kyçe....

KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri publik kërkon shkarkimin e prokurores Natasha Prifti


Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e prokurores, Natasha Prifti.

Këtë të enjte, Komisioneri Publik ka dorëzuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ankimin ku kërkon shkarkimin nga detyra të prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti, e cila u konfirmua në detyrë nga KPK më 28 maj 2021.

Mirëpo OMN nuk ishte dakord me konfirmimin e Priftit në detyrë dhe paraqiti një ankesë tek Komisioneri Publik.

Pas kësaj Komisioneri Publik paraqiti ankimimin ku thotë se “ vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur për shqyrtim”.

Natasha Prifti (Shallapi) përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe pas një periudhe stazhi në Fier u emërua prokurore në Prokurorinë e Gjirokastrës. Që prej vitit 2012, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë.

Në Maj KPK nuk gjeti probleme me pasurinë e prokurores, pasi ajo nuk zotëronte asnjë pasuri të paluajtshme… por duket se në pasurinë e bashkëshortit të saj janë hasur probleme.