Vendosni fjalën kyçe....

Kultivim kanabisi në Bulqizë, Tepelenë e Gjirokastër, arrestohen 7 persona


Shtatë persona janë arrestuar në Bulqizë, Tepelenë e Gjirokastër pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

Sipas policisë, në Bulqizë janë arrestuar pesë persona pas një hetimi treumujor. Ata akuzohen se kanë kultivuar kanabis në Ostren të Bulqizës.

Gjatë kontrollit, është bllokuar një sasi prej 2.6 kilogramësh kanabisi në proces tharjeje ndërsa njërit prej të ndaluarve i është kapur edhe një armë zjarri automatik me 28 fishekë

Po për kultivim kanabisi në Tepelenë është prangosur një person me iniciale R.C. ndërsa në Gjirokastër është ndaluar 54-vjeçari me iniciale A.H.,

Njoftimi Bulqizë

“Bulqizë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i kultivimit të bimëve narkotike

Finalizohet me sukses operacioni policor “GOLOMERAN-2021”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë 5 shtetas.

Operacioni i zhvilluar nga D.V.P. Dibër, Komisariati i Policisë Bulqizë në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, nja sasi fishekësh luftarak dhe lëndë narkotike cannabis.

Në vijim të kontrollit të imtësishëm dhe të pandërprerë  të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, strukturat e DVP Dibër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, pas një hetimi 3-mujorë, kanë mirëorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin  policor të koduar “Golomeran-2021”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit :

U.M., 33 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë

E.B., 24 vjeç;  M.B.,29 vjeç; B.S., 28 vjeç; E.S., 28 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, dhe Prokurorinë Dibër, bazuar në informacione dhe  prova të mbledhura gjatë një hetimi 3-mujorë, ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë autorë të dyshuar të kultivimit të  bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’,  në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Gjatë operacionit shërbimet e policisë i kanë gjetur të fsheur  shtetasit U.M., një armë zjarri automatik me 28 fishek që i posedonte pa leje.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej  2.6 kg cananis në proçes tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhim e shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje “ , “Moskallzim Krimi”,  “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Njoftimi Tepelenë

“Tepelenë/Libohovë.

Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga dy shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të  kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike,  kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasit R. C., banues në fshatin  Veliqot, Tepelenë, pasi në afërsi të fshatit Veliqot, ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit R. C. u gjetë një sasi lënde narkotike.

Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 54 vjeç, banues në Libohovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një objekt në pronësi të tij (në afërsi të banesës), u gjetën dhe u sekuestruan disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, të cilat ishin në proces tharje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Memaliaj/Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, vihet në pranga nga policia.

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 55 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në hyrje të qytetit të Memaliaj ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin tip “Fiat” në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të shtetasit P. P. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.”