Vendosni fjalën kyçe....

Luan Baçi nxjerr pamjet nga zjarri në Fier: Ka orë, por zjarrfikësit dhe policia nuk po reagojnë


Deputeti demokrat Luan Baçi ka publikuar pamjet nga zjarri në Vajkan të Fierit, ku është përfshirë nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme.

Baçi shprehet se edhe pse zjarri ka orë të tëra që po përparon, zjarrfikësit dhe policia nuk po reagojnë. Ai u kërkon atyre të kryejnë detyrën dhe të vihen përpara përgjegjësisë personat që kanë shkaktuar zjarrvënien.

“Zjarri në Vajkan, të NJ. V Mbrostar, Fier, mbrapa poligonit ka orë të tëra që po përparon dhe rrezikon të përhapet me shpejtësi dhe të shkaktojë dëme të konsiderueshme!

Banorët e zonës kanë bërë njoftimin e zjarrfikësve dhe policisë dhe askush nuk reagon!
I bëj thirrje institucioneve përgjegjëse të bëjnë detyrën e tyre dhe me urgjencë të shkojnë në vendngjarje, për fikjen e flakëve dhe minimizimin sa më shumë të dëmeve!
Me pa papërgjegjshmërinë e tyre, do të jete subjekt i ndjekjes penale!
Me cilësinë e deputetit të qarkut Fier dhe si anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare do të kërkoj vënien para përgjegjësisë penale të personave përgjegjës në institucionet përkatëse!”-
shkruan Baçi.