Vendosni fjalën kyçe....

Marku përplaset me Shehajn: Një matrapaz nuk duhet të bëhet kryetar partie


Një debat ka ndodhur mes Mark Markut dhe deputetit Agron Shehaj në emisionin “Opinion” teksa flitej për situatën brenda PD-së.

Marku i tha Shehajt se një matrapaz nuk duhet të bëhet kryetar partie.

Kjo deklaratë e tij ka irrituar Shehaj i cili e mori personale pasi kandidoi për PD-në dhe vjen nga bota e biznesit.

Për këtë Shehaj iu kthye dhe i tha që ka mendim komunist.

Më tej Mark Marku insistonte se biznesmeni nuk duhet të merret me politikë.

Debati:

Shehaj: Unë mendoj se Berisha nuk do të tërhiqet do vazhdojë në rrugëtimin që ka vazhduar, Basha nuk besoj se do të tërhiqet. Kur dëgjoj se nuk do mblidhet asnjë forum. Do përfundojë që secili do e interpretojë në interesin e vet, nuk do mendojë njeri për PD dhe Shqipërinë. Unë habitem që vihet në dyshim mbledhja e Kuvendit, minimalisht të thoshin që Berisha do i mbledhi firmat, pasi me sa kemi parë është marrëzi të thuash se nuk ka për ti mbledhur, po të thoshin që firmat janë flas të gjenin një kleçkë.

Marku: Unë ishe për një Kuvend Kombëtar për ndryshimin e PD. Tani të mbash një Kuvend Kombëtar për shkak se Berisha ka një problem të vetin persona, më vjen keq. Ti s’guxove të ishe kundërshatr i Bashës, nuk mbajte një fjalim.

Shehaj: Kur unë kundërshtoja Bashën ti bëje fushatë.

Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar.

Shehaj: Je mirë nga mëndja ti.

Marku: Ti je standard i ulët krahasuar me Bashën

Shehaj: Standard i ulët je ti që le mandatin se nuk ta mbajti.