Kryeministri Edi Rama shpërndarë foto nga projektpropozimet e 5 kompanive që janë në garë se cili do jetë projekti që do marrë miratimin për Portin e Ri të Durrësit në Porto Romano.
Rama lajmëron se kantieri për ndërtimin e tij do nisë në vitin 2022.
“Porti i Ri i Durrësit. Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022”-shkruan Rama.