Policia e Tiranës ka reaguar pas denoncimit të familjarëve të Kozak Braçi për rrëmbimin e këtij të fundit.
Policia thotë se Braçi është gjetur dhe po shoqërohet në Komisariat për t’u pyetur mbi ngjarjen.
“Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrëmbimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se:
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.
Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”-njofton policia.