Gjatë qëndrimit të saj në SHBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Ajo ka publikuar një foto nga takimi me Clinton, ku shprehet se Kosova është e bekuar me miqtë e saj.
“Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe më besnikë. President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë.”- shkroi Osmani.
Falenderimi që Osmani i bën Clinton-it, është për ndihmën dhe kontributin që ky i fundit ka dhënë në Kosovë.
Kujtojmë se me urdhër të Clintonit, NATO nisi fushatën 78-ditore të sulmeve ajrore kundër Serbisë në vitin 1999, në një përpjekje për ta detyruar presidentin e atëhershëm serb, Slobodan Millosheviçin t’i jepte fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së.
To say Kosovo has been blessed with the most dedicated and loyal friends would be an understatement.
Mr President @BillClinton, thank you for all you have done for our people. pic.twitter.com/0Bu2yVY2sp
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 23, 2021