Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Me Bashën ndava atë që mësova në SHBA, do vijojmë ngushtësisht bashkëpunimin me PD


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim foli për mediat pas takimit me Kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Ambasadorja Kim thotë se në SHBA u takua me drejtues nga agjencitë, DASH apo edhe në Shtëpi ë e Bardhë të cilëve u ka dhënë informacion për situatën në Shqipëri.

Ajo thekson se në PD ndau atë që kishte mësuar në Uashington.

Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’iu japë informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar dhe për të punuar më ngushtësisht me PD”- tha ambasadorja Kim.