Vendosni fjalën kyçe....

Berisha krahason takimet e Osmanit dhe Ramës në SHBA: Dy antipodet e historisë së Kombit Shqiptar


Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dy takimet e bujshme të një dite më parë: Atë të kryeministrit Edi Rama me miliarderin George Soros, dhe atë të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

Berisha i konsideron dy figurat e rëndësishme amerikane, si “dy antipodet” e historisë së kombit shqiptar.

Në një postim në Favebook, Berisha e quan Clintonin, “burrin e madh” që udhëhoqi betejën për çlirimin e Kosovës, ndërsa Sorosin si “armik” që kthei sistemin e drejtësisë nga partia-shtet në vendin tonë.

“Një foto me dy antipodet e historisë së kombit shqiptar!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me ish presidentin Bill Klinton, burrin e madh të kombit amerikan që udhëhoqi betejën e NATO-s për çlirimin e Kosovës. Në anën tjetër Zografi bis me një armik tjetër të kombit shqitar, multimiardierin George Soros që rikthyen kontrollin e shoqërisë civile dhe të sistemit të drejtësisë nga partia shtet në Shqipëri dhe së bashku me serbomadhin Vuçiç projektuan ndarjen e Kosovës, vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon.”- shkruan Berisha.