Vendosni fjalën kyçe....

Berisha njofton takimin e radhës me demokratët: Shihemi nesër në Vlorë


Ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se takimin e radhës me demokratët do ta mbajë në qytetin e Vlorës, në kuadër të iniciativës “Foltorja”.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shprehet se takimi do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Vlorë.

“Njoftim!
Ditën e shtunë me datë 25 shtator në ora 18:00 në Pallatin e Kulturës në Vlorë do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike me të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.
Ftoj demokratët dhe demokratët e Vlorës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë! Ftoj demokratët dhe demokratët e Vlorës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”-
shkruan Berisha.

Vlora do të jetë destinacioni i tretë i ish-kryeministrit Berisha në misionin e tij për të bindur demokratët kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Ajo që Berisha kërkon nga këto takime, është të mbledhë 1 mijë e 500 firma që të thirret Kuvendi Kombëtar. Një mundësi që Basha e ka hedhur poshtë.