Vendosni fjalën kyçe....

Katër vdekje nga Covid-19 në Kosovë, rastet e reja mbeten të ulëta


Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 katër persona në Kosovë. Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë pak më herët.

Sipas këtyre të dhënave, në 24 orët e fundit janë konfirmuar gjithashtu 84 raste të reja me koronavirus, pas testimit të afro 3 mijë e 800 mostrave.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës. Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.”- bën me dije Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Sakaq sot janë shëruar 786 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411. Në total numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 5.371.

Ministria e Shëndetësisë përsërit tre këshillat kryesore për mbrojtjen nga virusi: “Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!”