Ambasadorja Yuri Kim në deklaratën e saj për mediat ka theksuar se ka pasur me PD-në një marrëdhënie të fortë.
Sipas saj tani kjo parti ndodhet në një proces tranzicioni dhe shpreson se do dalë me e fortë dhe e bashkuar për të fituar zgjedhjet.
Më tej ajo theksoi se Uashingtoni është serioz në luftën kundër korrupsionit dhe e gatshme ta sulmojë atë pavarësisht rangout nivelit apo partisë.
“E dini të gjithë që SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD. Ne ishim aty kur PD erdhi në pushtet për herë të parë dhe shpresoj që të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon. E kuptojmë fare mirë që PD ndodhet në një pozitë të vështirë, proces tranzicioni, por shpresojmë se do të dalë me të fortë dhe më e bashkuar, që të kthehet dhe të fitojë përsëri zgjedhjet. Gjithashtu dëgjoj që të konfirmoj se sa i përket Uashingtonit të jemi serioz në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm që ta sulmojmë atë, pavarësisht rangut, nivelit, apo partisë.”, tha ajo.