Vendosni fjalën kyçe....

Mark Marku: Vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës ishte i vonuar


Marku Marku, i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit të PD-së, ka folur sot lidhur me vendimin e kreut të kësaj force politike Lulzim Bashës, për të liderin historik Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për televizionin “News 24”, profesori Mark Marku e cilësoi vendimin e Bashës një vendim të vonuar.

Sipas tij do të duhej që vetë zoti Berisha të ishte larguar nga skena politike, por meqë ai nuk e bëri këtë, detyra për ta larguar atë i binte Bashës.

 “Nuk është puna të më dëgjojnë. Problemi është se nuk ekziston koncepti si dëgjim në partitë politike shqiptare.

Unë jam shprehur në të gjitha rastet dhe nuk refuzoj të prononcohem as në lidhje me Berishën. Mund të thosha se unë jam jashtë strukturave dhe të mos flisja fare, por unë reagoj pasi unë i përkas bindjeve të djathta dhe se Partia Demokratike është forca më e madhe politike e opozitarizmit dhe është e të gjithëve.

Basha duhet ta kishte marrë këtë vendim më përpara. Është i vonuar. Duhet të them gjithashtu se shumë më përpara vetë zoti Berisha duhet të ishte larguar me dëshirën e tij nga jeta politike.

Në momentin që ai nuk u largua, zoti Basha duhet të kishte folur. Se prania e zotit Berisha, është jo për faj të Berishës, por për faj të Bashës që nuk ka krijuar një profil tjetër, pasi profilin e Berishës e ka të pamundur ta klonojë.

Ideja që është se Berisha ashtu e ka pasur të arsyeshme, është një njeri me ego pushteti. Partia Demokratike është krijimi i tij dhe mund ta shikoj si puna e fëmijës, nga përkujdesja e tepërt ne mund ta dëmtosh në mënyrë të pariparueshme . Vjen një moment që kur fëmija piqet ti smund ta duash më shumë se sa mund ta donte ai veten. Sepse ti do që fëmija të realizojë gjëra që ti do të doje të realizoje dhe fëmija bëhet në këtë mënyrë bëhet instrument i ambicieve të tua.”- tha Marku.