Përfshihet nga flakët Kadastra e Durrësit, e cila është e zhvendosur tek Tirana Business Park në rrugën e Rinasit.
Incidenti ka ndodhur mesditën e sotme, ku besohet se zjarri ka ndodhur në sallën e serverave të Kadastrës.
Sipas “Top Channel” është djegur një prizë dhe nga rënia e alarmit janë alarmuar të gjithë punonjësit. Pas rënies së zjarrit, personeli është larguar nga godina e për pasojë nuk ka të lënduar.
Kujtojmë se Kadastra e Durrësit është zhvendosur më 12 korrik në Prezë të Tiranës, së bashku me agjencitë e Tiranës, Krujës dhe Kavajës.