Përfshihet nga flakët një banesë pranë burgut të Vlorës. Flakët mendohet se fillimisht kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre e më pas edhe banesën që ndodhet në një zonë ngjitur me paraburgimin e Vlorës.
Nga flakët dyshohet se është djegur edhe një makinë e cila ka qenë e parkuar anës gardhit të banesës.
Forca të shumta policie dhe dy mjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.