Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri 65-vjeçari në Lushnjë, policia arreston të vëllanë


Një 65-vjeçar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Ngurrëz të Vogël të qytetit të Lushnjës.

Qytetari i identifikuar si Faik Veliu u qëllua në territorin jashtë banesës së tij, duke mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.”- ka njoftuar policia.

Ndërkohë shërbimet e Policisë sipas “News 24” kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin për plagosjen.

I arrestuari është vëllai i të plagosurit, shtetasi Sami Veliu. Po kështu policia ka sekuestruar dhe armën e krimit.