Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të mëdha kundër vaksinimit në Australi, qytetarët përleshen me policinë (Videot)


Policia e Viktorias ka hapur zjarr me plumba gome ndaj demonstruesve që protestonin kundër vaksinimeve të Covid-19 në qytetin e Melburnit në përpjekje për të shpërndarë një turmë të zemëruar.

Në ditën e pestë të protestave kundër bërjes më detyrim të vaksinës kundër Covid-19 për punëtorët në sektorin e ndërtimit, mijëra qytetarë protestuan në Melburn. Ata u ngjitën në memorialin e luftës të Melburnit. Më herët gjatë ditës ata kishin marshuar nëpër qendrën e qytetit duke brohoritur ‘çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë’.

Policia e Viktorias kishte deklaruar më herët një zonë ndalimi të fluturimit mbi qendrën e qytetit, duke sugjeruar që pamjet e mediave do t’u jepnin protestuesve ndihmë që mund t’i ndihmonte ata të shmangnin policinë.

Turma brohoriste ndërsa marshonte në monumentin e shenjtë i cili u ndërtua në përkujtim të atyre që shërbyen dhe vdiqën në Luftën e Parë Botërore.

Protestuesit hodhën gurë dhe sende të tjera ndaj policisë që i rrethoi. Pak para orës 5 të pasdites, oficerët u bënë thirrje të gjithëve të largoheshin nga faltorja përmes një hendeku të vogël që kishin bërë në linjën e tyre.

Me shumë protestues të mbetur, policia përparoi duke lëshuar gaz lotsjellës, duke gjuajtur plumba gome dhe duke bërë arrestime. Disa skena duken shqetësuese, me protestuesit që ikin dhe fshihen pas mureve për të mos u qëlluar nga linja e policisë që po përparon.