Vendosni fjalën kyçe....

Rama takohet me shefin ekzekutiv të Pfizer-it: Na hapi dyert me vaksinat një vit më parë


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork.

“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm.”-shkruan Rama.

Kujtojmë se kryeministri Rama ndodhet në Nju Jork, në kuadër të sesionit të radhës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ditën e djeshme gjatë qëndrimit të tij atje, Rama u takua me miliarderin George Soros me të cilin gjithashtu pozoi për foto.