Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkoi “arrest në shtëpi”, por GJKKO e lë sërish në burg babanë e Arbër Çekajt


Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka refuzuar përsëri lirimin e Selim Çekajt, babait të Arbri Çekajt.

Sikurse raporton televizioni “News 24”, GJKKO e mori këtë vendim pavarësisht se SPAK ishte tërhequr nga kjo dhe kishte kërkuar masën e arrestit në shtëpi.

Kujtojmë se Selim Çekaj përfundoi në pranga pas zbulimit të një sasie prej 49 kilogramësh kokainë në kontenierin me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë së krijuar prej tij.

Pas arrestimit të djalit të tij Arbër Çekaj për sasinë më të madhe të drogës të kapur në vend (613 kg kokainë), 72-vjeçari Selim Çekaj kishte hapur një kompani të re për importin e bananeve nga Ekuadori.

Selim Çekaj ka deklaruar në gjykatë se nuk kishte dijeni për ngarkesën e drogës dhe se ai kishte porositur vetëm bananet, por gjykata nuk i mori parasysh pretendimet e tij.