Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim i shkon sot në zyrë Lulzim Bashës, takimi i parë pas përjashtimit të Berishës


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të takohet pasditen e sotme në orën 16:00 me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Ky do të jetë dhe takimi i parë i ambasadores amerikane me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit vendosi të dëgjojë këshillat e saj dhe të përjashtojë ish-liderin historik të PD-së Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Kujtojmë se pas vendimit të DASH-it për të shpallur Sali Berishën non-grata, diplomati i lartë amerikan Philip Reeker kërkoi përjashtimin e Berishës, një kërkesë që u përsërit më pas dhe nga ambasadorja Yuri Kim.

Pasi në fillim u duk sikur Basha po i rezistonte presionit nga SHBA, më 9 shtator, një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri shpalli vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Si kundërpërgjigje, Berisha ka nisur një tur takimesh me demokratët në çdo qytet të Shqipërisë.