Vendosni fjalën kyçe....

52% e gjermanëve s’do e ndjejnë mungesën e Merkel pas largimit nga politika, sondazhi


Ndërsa shërbimi i saj i gjatë si kancelare po përfundon, më shumë se gjysmës së të gjithë gjermanëve nuk do i mungojë Angela Merkel, ka treguar një sondazh i ri. Udhëheqësi i ri i vendit do të përcaktohet të dielën.

Në një sondazh prej 5,007 njerëzve të kryer nga Civey për gazetën Augsburger Allgemeine midis 22 dhe 24 shtatorit, të anketuarit u pyetën nëse do te ndjeni mungesën e Angela Merkelit pasi të përfundonte kancelaria e saj.

Shumica (52%) thanë se nuk do e ndjejin mungesën e politikanes veterane, e cila ka qeverisur Gjermaninë që nga viti 2005. Vetëm 38% thanë se do t’i mungonte Merkel, ndërsa pjesa tjetër ishin të pavendosur.

Merkel, kancelarja e dytë më jetëgjatë në pushtet në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës. Kryeministri shtetëror i Nordrhein-Westfalen, Armin Laschet, do të zgjidhet për ta pasuar atë si kancelare nëse Bashkimi Demokratik Kristian (CDU) tërheq mjaft vota.

Rivalët kryesorë të CDU janë Partia Social Demokratike, e udhëhequr nga Zëvendës Kancelari Olaf Scholz, dhe të Gjelbrit, kandidatja kryesore e së cilës është Annalena Baerbock, bashkëudhëheqëse e partisë.