Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti reagon përsëri për ngjarjet në veri: Faktori ndërkombëtar të mos mbyllë sytë para nxitjes së regjimit serb


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar edhe një herë tjetër për situatën në veri. Në një prononcim para mediave në Shkup, Kurti është shprehur se faktori ndërkombëtar nuk duhet t’i mbyllë sytë përballë nxitjes që po bën sipas tij regjimi i Aleksander Vuçiçit.

Gjatë fjalës së tij, Kurti vlerësoi Policinë për profesionalizmin e saj dhe qytetarët e Ksoovës për qetësinë dhe durimin.

“Është për të ardhur keq që grupe të ndryshme kriminale në veri të Ibrit, por gjithnjë të nxitura dhe të mbës nga Serbia, vazhdojnë ta kundërshtojnë sundimin e ligjit, rendin dhe sigurinë publike duke sulmuar intstitucionet e shteyit të Kosovës.

Policia e Kosovës është dëshmuar për profesionalizmin dhe korrektësinë e saj.

Edhe qytetarët pa dallim etnie, serbe, shqiptarë, boshnjakë e romë atje janë dëshmuar për qetësinë dhe durimin e tyre.

Andaj u bëj thirrje që të gjithë atyre, që kjo të vazhdojë kësisoj. Pra Policia me profesionalizëm dhe korrektësi dhe qttetarët me qetësi e durim, meqenëse individë e grupe kriminale nuk mund të ngadhënjejnë mbi shtetin tonë,

Ndërkaq bashkësia ndërkombëtare, faktori ndërkombëtar do të duhej të mos i mbyllnin sytë para nxitjes që bën regjimi autokrat në Serbi ndaj qytetarëve të caktuar të Kosovës që ta luftojnë dhe kundërshtojnë shtetin tonë.”- deklaron Kurti.