Avokati Altin Goxhaj e Kreu i Partisë Atdhetare, aktivisti Kreshnik Osmani janë arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme.
Arrestimi i tyre ka ardhur pas protestës së pasdites në sheshin ‘Nënë Tereza’ kundër vaksinimit të detyrueshëm.
Arsyet e arrestimit të Goxhajt e Osmanit nuk dihen ende por në njoftimin në faqen e tij në Facebook thuhet se ata ndodhen në Komisariatin 4 në Tiranë bashkë me avokatin Altin Goxhaj.
Ky i fundit ka dhënë një deklaratë pas lirimit nga komisariati duke thënë ai dhe Osmani ishin arrestuar pasi bënë deklarata kundër Gorge Soros gjatë protestës. Goxhaj u bëri thirrje qytetarëve që ngrihen e luftojnë për fëmijët e tyre kundër vaksinimit të detyrueshëm.
“Sot ne i kemi dhënë mesazhin tonë George Sorosit. Dokumenti që kemi nxjerrë në orën 4 e 30, këtu në Lezhë shihni që janë me mijëra njerëz që janë të grumbulluar dhe nuk ka pasur asnjë problem. Koncepti është shumë i thjeshtë, arsyeja përse u morën me ne ishte e veçanta që kishte sot protesta. Ne sot artikuluam: George Soros, larg duart nga Shqipëria! Edi Rama pati një deklaratë të çuditshme në OKB që e bëri menjëherë pasi u takua me George Soros ku tha se do të vaksinonte edhe foshnjat e gjirit. Pra ky njeri e ka ndarë mendjen që do e bëjë këtë gjë. Bëra deklarimin zyrtar i mora përgjegjësitë unë për protestën. Kur ia bëjnë këtë një avokati imagjino çfarë ndodh me qytetarët e thejeshtë. Kjo është një luftë, Lufta e Tretë Botërore. Dilni dhe luftoni për fëmijët tuaj, për këtë geniocid që po mundohen të bëjnë ndaj nesh”, tha Goxhaj për Fax Web.
*Video Credit: Zirkon Disha