Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh sot Grupin Parlamentar të PD-së, diskutimi mbi Komisionet


Paraditen e kësaj të shtune, Partia Demokratike do të mbledhë grupin e saj Parlamentar. Sipas televizionit “News 24”, mbledhja do të nisë në orën 11:00, në selinë blu.

Besohet se çështja kryesore e diskutimit në mbledhjen e sotme, do të jetë vendimi që do të marrin deputetët demokratë lidhur me pjesëmarrjen në Komisionet Parlamentare. Ndërsa një tjetër temë që pritet të diskutohet është edhe Reforma Territoriale.

Sjellim ndërmend se Partia Socialiste ka kërkuar që mbledhjet e komisioneve parlamentare të zhvillohen online, gjë që nuk është pranuar nga Partia Demokratike.

Deputetë të PD-së janë shprehur publikisht se mbledhja nëpër Komisioni duhet zhvilluar me prani fizike dhe jo online, me arsyetimin se kjo dëmton transparencën.

Madje deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu e ka quajtur këtë një tendencë për “grusht shteti”.