Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e marrë nga apeli i GJKKO-së për dënimin me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Në një intervistë për televizionin francez “Tv5 Monde”, Rama tha se po bën një luftë të hapur ndaj korrupsionit dhe se dënimi i Llallës është një fakt.
Ai u shpreh se ky dënim flet vetë që në Shqipëri pandëshkueshmëria nuk është më një normë.
“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, fakti që ka njerëz me pushtet që kanë dalë para gjykatës dhe janë dënuar flet vetë.
Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës; së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim.”- deklaroi Rama.