Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Sipas Shqiptarja.com, personi që ka qëlluar me pistoletë duke lënë të plagosur një vajzë, është një djalë i ri nga Shkodra.
Ngjarka ka ndodhur para një lokali pranë Poliklinikës, ku i riu ka Shkodra e ka qëlluar 20-vjeçaren fillimisht tek këmbët.
Thuhet se të riut i ka rënë edhe një granatë nga xhepi, por që nuk ka shpërthyer. I dyshuari është arrestuar dhe gjendet brenda ambienteve të komisariatit të Vlorës.
Lidhur me ngjarjen, ka folur për mediet edhe drejtori i policisë së Vlorës, Bledar Celiku.
Ai është shprehur se vajza e re është në spital, jashtë rrezikut për jetën: “Është marrë një telefonate se janë dëgjuar krisma me armë zjarri në një lokal në afërsi të ambulancës. Është bërë i mundur neutralizmi i personit të dyshuar që ka qëlluar me armë zjarri, është sekuestruar arma e zjarrit dhe personi është i shoqëruara në ambientet e policisë vendore në Vlorë. Kemi një vajzë të dëmtuar është 23 vjeçe dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Arma e krimit është sekuestruar. Po kryejmë të gjitha veprimet.”