Grupi Parlamentar i PD-së, i cili u mblodh paraditen e sotme, ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës së Kryetareve për mbledhje online të komisioneve.
Mësohet se PD e ka konsideruar vendimin e Konferencës së Kryetarëve si “një vendim që bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën dhe të mohojë transparencën për qytetarët.”
Në fund, në një njoftim të qarkulluar për mediet, thuhet se “deputetët e opozitës do të jenë prezent fizikisht në mbledhjet e komisioneve.”